Pas fitores 2:0 ndaj Prishtinës, ku Hajvalia ‘rrah gjoks’ për lojë të pastër dhe pa kalkulime, ‘arushat’ e kanë thumbuar Feronikelin përmes faqes zyrtare në Facebook.
“Më mirë në vendin e katërt e me vlerë, se sa kampion e i pa nderë”, shkroi faqja e Hajvalisë duke ia bashkuar edhe një foto të skuadrës pas ndeshjes kundër Prishtinës.
Ky koment i Hajvalisë vjen pas fitores së Feronikelit në Mitrovicë ndaj Trepçës ’89, pasi që në kryeqytet dyshojnë në moralin e mitrovicasve. /Gazeta Olle