Hajvalia pa trajner

Hajvalia do të sfidojë Prishtinën pa trajnerin Ismet Munishi. Ai është i pezulluar dhe takimin e shumëpritur për të i duhet ta ndjek nga tribunat.

Edhe pse pritej që Komisioni Disiplinor të vendoste për dënimin e mundshëm të tij, ata kanë shtyrë mbledhjen, dhe për këtë Munishi mbetet i pezulluar.

Vendin e tij do ta zë Agim Maliqi ose Emin Bajrami.

Takimi Prishtina – Hajvalia luhet të shtunën nga ora 14:00. (Gazeta Olle)