Hajvalia nuk i luan të gjitha ndeshjet në stadiumin e Prishtinës

Hajvalia ka paralajmëruar se ndeshjet e stinorit pranveror si vendas do t’i luajë në stadiumin e Prishtinës.

Kërkesa e tyre është aprovuar edhe nga klubi më i madh në vend, që sot ka dorëzuar në FFK, pranimin për të lejuar Hajvalinë të luajë në këtë stadium.

Mirëpo, Hajvalia nuk do të luajë të gjitha ndeshjet si vendas në këtë stadium.

Një zyrtar i FFK-së konfirmoi për Gazetën Olle, se drejtuesit e Prishtinës kanë sjellë marrëveshjen sot në federatë, ku thuhet se Hajvalia tri ndeshjet e para si venda do t’i luajë në këtë stadium.

Se çfarë do të ndodh pas këtyre tri ndeshjeve mbetet të shihet. Ndoshta, Hajvalia mendon të kthehet në Kizhnicë, ose edhe në ndonjë stadium tjetër, apo edhe të vazhdojë të luajë në stadiumin e kryeqytetit deri në fund të kampionatit. (Gazeta Olle)