Hajvalia mund të bëhet me televizionin, FC Hajvalia Channel

Kryetari i FC Hajvalia, Mehedin Pergjegjaj (Meda), së bashku me anëtarët e tjerë të kryesisë, duket se ia plotëson të gjitha dëshirat trajnerit të klubit. Të paktën kështu thotë vetë trajneri Ismet Munishi. Në një emision në Radio Urban FM, Munishi ka zbuluar edhe një plan mjaft të veçantë.

“Besoj se do të jemi klubi i parë në historinë e futbollit kosovar, që do të bëhemi me kanal televiziv. Aty do të mund t’i shihni lojtarët tanë duke stërvitur, duke u përgatitur për lojë dhe shumë gjëra tjera interesante. Nëse kryesia ma plotëson këtë dëshirë, siç m’i ka plotësuar gjithmonë, kanali do të quhej FC Hajvalia Channel”, është shprehur Munishi, transmeton Gazetaolle.com.

Hajvalia të dielën pret Trepçën ’89 në kryendeshjen e javës 19 të Raiffeisen Superligës. (Gazeta Olle)