Zyrtare: Ja vendimi i Hajvalisë (FOTO)

Kryesia e Hajvalisë ka mbajtur një mbledhje nga ku ka vendosur që të vazhdojë garat. Ata pas mledhjes së mbajtur për shkak të dëmtimit nga gjyqtarët në humbjen 3:1 nga Besa, takuan edhe zyrtarët e FFK-së.

“Ndoshta dikujt i konvenon që ne të tërhiqemi nga garat dhe lojtarët tanë të mbesin në rrugë, të mbesin pa të ardhura 40 familje në këtë kohë krize që e ka kaluar vendin tonë dhe ku çdo qytetari i duhet një vend pune për të mijetuar. Por ne si klub falënderojmë donatorët tonë që pa përfitim e mbështesin klubin dhe sigurojnë të ardhura për 40 familje”, thuhet në komunikatën e Hajvalisë, raporton GazetaOlle.com.

“Ne sot u takuam edhe me zyrtarët e FFK-së nga të cilët kërkuam që të ndërrmerren masa ndaj referëve të cilët janë duke e dëmtuar rëndë futbollin e Koosvës, e posaqërisht ndaj referëvë që ishin të dielën kundër Besës. Pas takimit më krerët e FFK-së, kryesia e klubit ka vendosur që klubi Hajvalia të vazhdojë edhe më tutje garat në Superligë”, thuhet në fund të komunikatës.

 

komunkata