Hajvalia merr edhe një përforcim

Hajvalia sot do të nisë përgatitjet për edicionin e ri, kurse pjesë e tyre do të bëhet edhe mesfushori i KEK-ut, Jetmir Behrami.

Lojtari që më parë ka luajtur edhe për Llapin, ka kaluar karrierën më të madhe tek klubi nga Obiliqi.

Jetmiri është djali i axhës së futbollistit të Zvicrës, Valon Behrami.

Hajvalia nis përgatitjet në Kizhnicë.