Hajvalia i dha leksion Prishtinës

Hajvalia i ka mbajtur një ligjeratë të mirë Prishtinës, të cilën jo vetëm që e mundi 2:0, por edhe i tregoi se si luhet futbolli.

Në pjesën e dytë, skudra e trajnerit të pezulluar, Ismet Munishi, tregoi nivel më të lartë se kundërshtari, duke krijuar një mori rastesh, nga të cilat realizuan vetëm një herë.

Në pjesën e parë, Prishtina humbi dy raste, derisa kërkoi edhe një penalti, për të cilën gjyqtari Besfort Kosumi nuk dëgjoi.

Në anën tjetër, ai në minutën 45 dha një penalti të dyshimtë për Hajvalinë, kur Viktor Kuka e ndali Mërgim Pevqelin në zonë.

Fillim Guraziu çoi skuadrën e tij në epërsi 1:0, me golin nga 11-metërshi.

Në pjesën e dytë, mysafirët varguan rastet, të cilat nuk vinin rastësisht, por si rrjedhojë e lojës së mençur të tyre, derisa Prishtina pati vetëm dy-tri mundësi.

Për 2:0 shënoi në minutën 71 Semir Zeneli, pasi disa minuta më herët kishte qëlluar shtyllën nga largësia prej një metre.

Fajtor që nuk shënuan më shumë Hajvalia ishte portieri Visar Bekaj i Prishtinës. Edhe homologu i tij te kuqebardhët, YalcikDeniz Troshupa shfaqi cilësi dhe gjakftohtësi.

Hajvalia me këtë fitore iu afrua në tri pikë Prishtinës, të cilës ia shkaktoi humbjen e parë këtë vit dhe të parën në përballjet Prishtina – Hajvalia.