Hajvalia ‘godet’ fuqishëm, e transferon kapitenin e…(FOTO)

Orët e mbrëmjes të së hënës, kanë qenë me ‘bereqet për skuadrën e Hajvalisë.

Pasi që u’a vazhdoi kontrata 12-futbollistëve, Hajvalia ka ‘goditur’ edhe me transferin e parë.

Është kapiteni i Trepçës, Shpëtim Babaj, që ka arritur marrëveshje me këtë klub.

Lajmi për Gazetaolle.com, konfirmohet nga Babaj. “Hajvalia ka tentuar dy herë të më transferojë dhe e treta, doli të jetë e vërtet. Hajvalia është klub me kushte shumë të mira. Aty mund të luash vetëm futboll, asgjë tjetër”, ka thënë Shpëtim Babaj, i cili gjatë karrierës së tij, ka luajtur në shtatë kampionate të huaja. “Hajvalia e ka një ekip të mirë dhe synojnë trofe. Shpresoj se vitin e ardhshëm do t’i realizojmë pritshmritë e kryesisë së klubit për të dal kampion”, shtoi Babaj. Hajvalia – Babaj kanë arritur marrëveshje 1-vjeçare. Hajvaliasit e kanë zgjedhur edhe çështjen e trajnerit për edicionin e ardhshëm, duke nënshkruar me Mentor Miftarin.

babah