Hajvalia: Fadil Vokrri na mundësoi Zvicrën

Tashmë është zyrtare. Hajvalia do të udhëtojë në Zvicër më 21 qershor ku do të qëndrojë deri më 4 korrik. Drejtori i këtij klubi, Xhavit Pacolli, njofton se çështja e vizave për futbollistë është në përfundim e sipër. “Kanë mbetur vetëm edhe disa çështje administrative. Duhet thënë se kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, na ka ndihmuar pa masë që të pajisemi me viza në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë. Me këtë rast e falënderojmë përzemërsisht. Atje do ta kryejmë fazën përgatitore”, ka thënë Pacolli për Gazetaolle.com.

Hajvalia ka aranzhuar edhe një ndeshje miqësore ne tokën zvicerane. “Më 27 qershor në ora 17:00 do ta zhvillojmë miqësoren me Sionin. Shpresoj se çdo gjë do të shkoj mirë”, potencoi Xhavit Pacolli.