“Hajvalia është për titull”

Periudha 2 javore e kaluar në Zvicër u ka shërbyer futbollistëve të Hajvalisë të kalojnë një eksperiencë të mrekullueshme. Njëri ndër mesfushorët më të mirë në Kosovë, Azem Ahmeti, ka folur për përgatitjet dhe synimet e Hajvalisë, pas kthimit nga shteti helvetik.

“Në përgjithësi kemi kaluar mjaft mirë. Ndeshja kundër Sionit ishte e një rëndësie të veçantë për të promovuar Hajvalinë në futbollin evropian, poashtu edhe futbollin e Kosovës. Sa i përket rezultatit, në pjesën e parë u vërejt që kishim një përgatitje mjaft të mire, por diferenca u bë në pjesën e dytë, ata treguan që janë ekip shumë më i fortë se ne. Ndërsa dy ndeshjet tjera kundër ekipeve shqiptare, Dardanisë dhe Kosovës i fituam dhe treguam se jemi nivel më i lartë se ato ekipe që garojnë në Zvicër”, deklaroi Ahmeti për faqen zyrtare të Hajvalisë.

Ai theksoi se hajvaliasit janë kandidat për titull kampioni. “Po normal që jemi konkurrent i fortë për titull. Besoj që do të japim secili lojtar maksimumin tonë për ta fituar titullin e kampionit. Duhet të marrim në konsideratë edhe ndihmën e përforcimeve më të reja që ka bërë Hajvalia”, shtoi ai.