Hajvalia e nis me fitore

Hajvalia e ka nisur me fitore fazën përgatitore në Zvicër. Ekipi i trajnerit Mentor Miftari e mundi skuadrën shqiptare Dardania Basel, me rezultat 2:0.

Golat për skuadrën prishtinase i shënoi Liridon Leci dhe Fillim Guraziu. Ndryshe, Hajvalia  me 27 Qershor e ka aranzhuar ndeshjen me ekipin e Superligës zvicerane, Sion.

Hajvalia do të qëndroj në Zvicër deri më 4 Korrik.