Hajvalia ka shënuar fitoren e radhës në ndeshjet miqësore. Këtë herë mundi 3:0, 2 Korrikun e Ligës së Parë.
Serinë e golave për skuadron e Ismet Munishit, e nisi Semir Zeneli, e vazhdoi Leart Emini, kurse e mbylli qendërmbrojtësi, Erdin Hashani.
Ndeshja u zhvillua në fushën e Kizhnicës, në të cilën Hajvalia kishte luajtur takimet deri tani. (Gazeta Olle)