Hajvalia bëhet me ‘pishinë’! (FOTO)

Njëra ndër pretendetet për titullin e kampionit, skuadra e Hajvalisë, ndeshjet si vendas në stinorin pranveror i ka zhvilluar në stadiumin e Kishnicës.

Megjithatë, me ardhjen e trajnerit Ismet Munishi, gjërat në këtë klub vetëm sa ndryshuan për të mirë pasi që me kërkesë të tij, Hajvalia është shpërngulur në stadiumin e Prishtinës.

Ndryshe, stadiumi i Kishnicës këto ditë është bërë sikurse ‘pishinë’ për shkak të reshurave të shiut. E, Hajvalia i kryen stërvitjet në një fushë sipër këtij stadiumi.

h ha