Hajvalia aranzhon edhe dy miqësore në Zvicër

Krahas Sionit, Hajvalia do të zhvillojë edhe dy ndeshje tjera miqësore gjatë përgatitjeve dy javëshe në Zvicër.

Klubi kryeqytetas më 27 qershor sfidon fituesin e Kupës së Zvicrës, Sionin, kurse të mërkurën do të luajë miqësoren e parë me skuadrën shqiptare, Dardania e Baselit.

Ndërsa, pas takimit me Sionin, do të luajnë edhe me Kosovën e Cyrihut, e cila ditë më parë kaloi në Ligën e Dytë Rajonale të Zvicrës, sukses ky historik i tyre.

Sipas njoftimit të Hajvalisë në faqen e tyre zyrtare, në Zvicër do të qëndrojnë der më 4 korrik.

Kujtojmë se gjithë këtë organizim e ka bërë bashkëpronari i klubit të Hajvalisë, Ragip Murati.

ra