Hajrulla Çeku: Jemi në fazën e zgjidhjes së problemit të stadiumit në Gjilan

Tema kryesore në investimet infrastrukturore në Gjilan, sa i përket sportit është stadiumi i qytetit.

Dy ekipet ndër më të organizuarat në Kosovë dhe rajon, nuk mund të luajnë në kushtet të cilat i meritojnë, duke qenë gjithmonë e më larg qytetit të tyre në garat evropiane, ndërsa në ndeshjet kampionale i zhvillojnë në fushën me bari sintetik, e cila nuk i plotëson kriteret për të pasur dy tifozeri prezente, shkruan OLLE.

Sot me fillim nga ora 15:00, dy skuadrat të cilat e kanë filluar sezonin 2022/23 në mënyrë fantastike, pa asnjë humbje, do të zhvillojnë derbin më të madh në futbollin kosovar, por edhe kësaj radhe, do të jenë të detyruar që mos të kenë mbështetjen e tifozëve.

Në një vizitë të cilën e ka bërë sot në qytetin e Gjilanit, Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka folur për stadiumin në Gjilan.

“Shumë shpejtë do të nis hartimi për fazën e fundit i cili përfundimisht na nxjerrë koston, rrugën dhe kohën që na duhet për t’i kryer punimet dhe për ta realizuar përfundimisht ketë investim te rëndësishëm jo vetëm për Gjilanin, sepse një stadium i tillë i duhet dhe Kosovës, sidomos për garat ndërkombëtare për ekipet tona” shtoi Ministri Çeku për stadiumin e qytetit në Gjilan

Deri më tani ka pasur shumë premtime në realizimin e këtij projekti, por koha po punon në dëm të klubeve nga Gjilani dhe vetë sportit kosovar, sepse imazhet që jep ky derbi lokal, janë mjaftë pozitive për futbollin elitar dhe prezantimin në arenën ndërkombëtare.

Muhamed Kërqeli – Gazeta OLLE

Shqipëria anarzhon miqësore me Arabinë Saudite

Luhet derbi i Anamoravës: Të gjitha përballjet e pasluftës mes Dritës dhe Gjilanit në kampionat, kupë dhe ndeshje miqësre