Hajrizi: Ja pse u kapa me Trajkovskin

Basketbollisti më i mirë në Kosovës, Drilon Hajrizi, ka sqaruar situatën për se është kacafytur me basketbollistin maqedonas, Bojan Trajkovski. Hajrizi është i lumtur që me Pejën mposhtën me rezultat 80:72 Sigal Prishtinën, në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të ETC Superligës së Kosovës, por i vjen keq për incidentin.

“Së pari, shpresoj që kundër Sigal Prishtinës u argëtuat sadopak. Edhe pse fitorja çdoherë në sport është e ëmbël, kjo fitore më dha një shije paksa të hidhur në fund. Jam një person sentimental dhe asnjëherë nuk fillojë ofendimet. Në fund të lojës tifozët kërkonin që ta përfundojë aksionin me gjuajtje dhe atë e bëra sepse për ta luajmë. Ky gjest i pengoi njërit prej kundërshtarëve dhe përshëndetjen që ia bëra në përfundim të lojës ma ktheu me ofendim të rëndë.

Unë jam basketbollist profesionist dhe sporti në fushë mbetet vetëm sport duke mos e ngatërruar atë me jetën private, kombëtare, religjioze etj. Kacafytja me kundërshtarin maqedonas ishte rastësi dhe nuk kisha ndonjë pretekst përveç reflektimit ad-hoc sentimental si rezultat i fyerjes që më bëri. Edhe pse disa “sportdashës” këtij akti po mundohen t’i japin ngjyrim politik, ua beje me dije që unë ndihem rehat sepse nuk kisha qëllim të tillë”, shkruan Hajrizi.