Hajrizi ‘flirton’ me Prishtinën

Basketbollisti i njohur mitrovicas Drilon Hajrizi ka mbetur pa skuadër, pasi që skuadra aktuale e tij, Peja ka rënë në Ligën e Parë.

Drilon Hajrizi është njëri nga emrat më të lakuar në këtë afat kalimtar, ndërsa është folur shumë se ai do të vijë të Sigal Prishtina.

Një foto e fundit e hedhur nga ai në rrjetet sociale e tregon më mirë këtë.

Në kometet e bëra te foto e Drilonit, komenton Ramadan Gagica që është zyrtar për media i Sigal Prishtinës, duke i thënë se ‘më ke ardhur afër dhe se të kam në ‘radar’’, shkruan Gazetaolle.com.

Me humor ia kthen edhe Hajrizi i cili i thotë ‘se diçka po zihet’.

Pritet që në ditët në vijim të ketë diçka më konkrete rreth transferimit të Hajrizit te Prishtina.

prishtina