Shtëpia e yllit të Barcelonës, Nelson Semedo, është grabitur nga hajdutët.
Prona e 26 vjeçarit ka qenë cak i hajdutëve, teksa lojtari gjendej me skuadrën e Barcelonës për sfidën ‘El Clasico’ me Real Madrid.
Vjedhja ka ndodhur teksa policia përgatitej për trazira para ndeshjes Barcelona – Real Madrid.
Rastin e vjedhjes e ka konfirmuar edhe policia, ndërsa një radio spanjolle se në shtëpinë e lojtarit të Barcelonës janë vjedhur gjëra të vlefshme, përfshirë orë dhe bizhuteri.
Semedo, lajmin për grabitjen e shtëpisë e ka mësuar pasi është futur në hotel me skuadrën.