Hajdutët vjedhin gjëra të shtrenjta në shtëpinë e yllit të Barcelonës

Shtëpia e yllit të skuadrës së Barcleonës, Ansu Fati, e cila gjendet në Sant Cugat të Katalonias, gjatë ndeshjes Barcelona-Espanyol është plaçkitur.

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Espanyol me rezultat 1-0, mirëpo gjatë ndeshjes, Fati ka marrë lajmin se shtëpia e tij është plaçkitur nga disa hajdutë.

Një pjesë e familjes së lojtarit kanë qenë në shtëpi kur ndodhi plaçkitja.

Lojtari i Barcelonës, i cili nuk luajti derbin të shtunën për shkak se është i lënduar, shkoi këtë të hënë në polici një denoncim për vjedhjen.

Sipas “La Vanguardia” Fatit i janë grabitur para, xhevahire dhe ora të shtrenjta.

Jorge Mendes i propozon Manchester Unitedin trajnerin e ri

Sulmuesi afrikan që po shkëlqen në Ligën e Parë, Fatty i hatashëm te Onixi