Hajdutët i futen në shtëpi futbollistit derisa ai po luante në Serie A

Një tjetër futbollist në Itali e pëson prej hajdutëve, që duket se edhe kalendarin e ndeshjeve ua dinë shumë mirë.

Portieri Lukasz Skorupski ka qenë shënjestra këtë herë, teksa ai ishte në fushë në ndeshjen e Bologna kundër Napolit.

Kur portieri ka mbërritur në shtëpi ka parë rrëmujën që kishin bërë hajdutët, pasi kishin hyrë nga dera.

Dëmi i bërë në shtëpinë e Lukasz Skorupski shkon në 50 mijë euro. Atij i kishin marrë sende me vlerë si ora dhe bizhuteri.

Lladrovci me një dedikim special për Feronikelin: Klubi nuk e meriton këtë gjë

Presidenti Ademi takoi dy futbollistët dardanë, Nuhiun e Kryeziun