Hadërgjonaj optimist para ndeshjes së vështirë: Presim fitore ndaj Suedisë

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka thënë se i njeh mirë cilësitë e suedezëve dhe si në çdo ndeshje tjetër hyjnë për fitore.

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndaj Suedisë më 9 tetor nga ora 18:00 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra ka stërvitur sot në Hajvali, ku ka skuadra ishte në formë të mirë, ndërsa Hadërgjonaj shton se këtë ndeshje po e përgatisin mirë.

“Besoj se tri ndeshjet e shtatorit kanë qenë shumë të mira dhe kemi bërë hapa përpara”.

“Veten po e ndjej mirë dhe shpresoj se i gjithë ekipi do të vazhdojmë me paraqitje të mira”.

“Të shtunën presim fitore si gjithmonë dhe po përgatitemi bukur mirë për këtë ndeshje”.

“E dimë se çka na pret në Suedi, sepse kanë kualitet, por e njohim si kundërshtar. Atje do të ketë shumë tifozë tanë dhe pa dyshim do të jetë diçka speciale”, tha Hadërgjonaj.

Gjeorgjia do të jetë kundërshtari i radhës për “Dardanët”, takim i cili do të luhet në “Fadil Vokrri”.

/Gazeta Olle/

E akuzoi rëndë gjyqtarin në ndeshjen ndaj Gjilanit – Batatina dënohet me gjobë

Herolind Shala: Suedia është një ekip me shumë cilësi, por mendoj se mund t’i befasojmë