Hadërgjonaj i shënon Fenerbahces në Superligën e Turqisë

Kasimpasa ka humbur 3-2 nga Fenerbahce në kuadër të javës së 37-të në Superligën e Turqisë.

Skuadra e Florent Hadërgjonajt nuk arriti të shmangte disfatën, por që reprezentuesi i Kosovës shënoi gol.

Derisa rezultati ishte 3-1, lojtari shqiptar mori përgjegjësinë të gjuante nga pika e bardhë në minutën e 82-të.

Hadërgjonaj arriti të shënonte në portën e Fenerbahces, mirëpo nuk ia dolën që në fund të merrnin së paku një pikë edhe pse patën një paraqitje të mirë.

Ky ishte goli i parë i reprezentuesit kosovar në elitën e futbollit turk.