Hadergjonaj: I falënderojë tifozët që na mbështetën në stadium, kërkojë falje që nuk i gëzuam

Mbrojtësi Florent Hadergjonaj ka folur pas humbjes nga Suedia duke thënë se ekipi i Kosovës ka mundur të bënte më shumë.

Kosova u mposht nga Suedia me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Golat në këtë fitore të Suedisë u shënuan nga Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Pas humbjes ka folur mbrojtësi anësor, Hadergjonaj, i cili ka thënë se Suedia ishte shumë e fortë, por Kosova mund të bënte më shumë.

“Pas ndeshjes është më e lehtë për të analizuar, përse nuk e bëmë këtë apo përse nuk e bëmë atë. Por, ne të gjithë si ekip e dimë që kemi mundur më shumë”, ka thënë fillimisht Hadergjonaj pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë patëm raste në 15-20 minutat e parë, i patëm disa raste të mira, rrezikuam, e gjetëm edhe golin por ishte pozitë jashtë lojë”.

“Suedia është e fortë me gjithë atë kualitet, goli i dytë e tregon më mirë”.

“Sot ishte speciale mbështetja e tifozëve në stadium. I falënderoj të gjithë ata që ishin në stadium dhe nga shtëpia. Kërkoj falje që nuk arritëm me i gëzu popullin tonë”, përfundoi mbrojtësi deçanas.

Ishte më i miri në fushë, Aro Muric: Do të bëjmë gjithçka për vendin e tretë

Hungari – Shqipëri, mbyllen pa gola 45 minutat e para