Haalandi rikthehet te golat, shënon dy gola të bukur për fitoren e City-t

Erling Haaland e ka ndalur serinë e pesë ndeshjeve pa shënuar gol në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma, Haalandi dhe Manchester City mposhtën në udhëtim Young Boysin zviceran me rezultatin 3:1. Manuel Akanji në minutën e 48-të shënoi për epërsinë e anglezëve, kurse Menschack Elia i barazoi shifrat në minutën e 52-të. Haalandi më pas i shënoi dy golat e fundit. Norvegjezi në minutën e 67-të shënoi nga penalltia për 2:1, kurse gol të bukur realizoi katër minuta para fundit për 3:1.

Sulmuesi shtatlartë nuk kishte shënuar gol në pesë. Për herë të fundit kishte realizuar ndaj Bayern Munichut në muajin prill. City pas tre ndeshjeve ka nëntë pikë. Leipzigu është i dyti me gjashtë pikë, kurse nga një pikë në Grupin G kanë Young Boysi dhe Crvena Zvezda.

PSG mposht me lehtësi Milanin, merr kryesimin e grupit

Ballkani sot përballet me Astanën në ”Fadil Vokrri”