Haaland shpërthen me het-trik, Man City mposht lehtësisht Wolvesin

Manchester City ka triumfuar 3-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Citizens e morën një fitore të lehtë në udhëtim, duke vazhduar të bëjnë presion ndaj Arsenalit, që janë lider në ligë.

Erling Haaland ishte i pandalshëm në këtë përballje, pasi që të tri golat u realizuan nga ai, e që ishte het-triku i katërt në ligë për të në edicionin e tij të parë në Ligën Premier.

Ferizaj mposht skuadrën maqedonase, shënon ish-mesfushori i Dritës

Kosova U17 mposht bindshëm Malin e Zi dhe siguron pozitën e pestë në kualifikueset e Evropianit