Haaland i kushton golin, reagimi epik i tifozes kundërshtare bëhet viral!

Erling Braut Haaland është kthyer nga lëndimi të shtunën pasdite, duke arritur që të shënojë që në ndeshjen e parë.

 

Superylli norvegjez pritej të mungonte deri në vitin 2022, por çuditërisht u kthye në skuadrën e Borussia Dortmund për ndeshjen me Wolfsburgut si mysafir.

Haaland e nisi nga banka rezervë ndeshjen, por u fut në lojë nga trajneri Marco Rose në minutën e 73-të, kur skuadra e tij po fitoren 2-1 falë golave ​​të Emre Can dhe Donyell Malen.

Atij iu deshën vetëm tetë minuta pas hyrjes në ndeshje, për të shënuar për 3-1, duke shkuar në kuotën e 50 golave në 50 paraqitje në Bundesligë.

Ky rekord është thjesht i jashtëzakonshëm dhe Haaland duhet ta festonte, por festa e tij nuk i pëlqeu aspak një fanseje të Wolfsburgut.

21-vjeçari u ul në njërin gju dhe bëri me gisht nga tifozja, duke ia ‘shkelur’ edhe syrin.

Tifozja nuk e vlerësoi gjestin e Haaland, duke ia kthyer me një gjest të papërshtatshëm.

Ky gjest i tifozes ishte paksa komik dhe tashmë video ka filluar të shpërndahet, me shumë fansa të futbollit që e pëlqejnë atë.

 

Saka: Taktikisht, Arteta është një gjeni

Mesazhi i presidentit Ademi për 28 Nëntorin