Gzim Rusi transferohet tek skuadra që do inkuadrimin në Superligë

Gzim Rusi do jetë futbollist i ri i KF Dardanës, raporton Gazeta Olle.

Sulmuesi i krahut para pak ditësh njoftoi largimin nga Arbëria, teksa sot është prezantuar si përforcim i skuadrës nga Kamenica.

Dardana e përfundoi stinorin vjeshtor me 18 pikë, pesë më pak se tre skuadrat lidere, Flamurtari, Ulpiana dhe Vitia, por synimet e klubit janë të mëdha.

Dardana pretendon të kalojë në Superligë për sezonin 2021/22.

/GazetaOlle/