Barcelona e ka identifikuar përforcimin e parë të afatit kalimtar të qershorit dhe ai pritet të jetë mesfushori i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan.
Trajneri Luis Enrique e sheh Gundoganin si shumë të nevojshëm për mesfushën e tij, andaj bisedimet mes klubeve kanë nisur.
Siç raportojnë mediat spanjolle dhe ato gjermane, negociatat po shkojnë shumë mirë dhe gjasat që ato të mbyllen me sukses janë të mëdha. /Gazeta Olle