Freddy Guarin ka shënuar përmes një ‘projektili’ në minutën 89 për Interin. Skuadra e tij fitoi 1:0 ndaj Celticut, për t’u kualifikuar për në të tetën e finales së Ligës së Evropës.
Ndërkohë, Borussia Monchengladbach pësoi humbje 3:2 ndaj Sevillas.
Granit Xhaka shënoi për 1:1, por në pjesën e dytë u ndëshkua me kartonin e kuq (dy të verdhë). (Gazeta Olle)