Guardiola zbulon të ardhmen

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga posti i tanishëm, pas përfundimit të këtij sezoni.

Përkundër spekulimeve rreth të ardhmes së tij, strategu i gjigantit bavarez ka theksuar se nuk planifikon të largohet nga ‘Allianz Arena’. “Edicionin e ardhshëm do të mbetem këtu. Të mërkurën isha i hidhëruar. Humbja nga Porto ishte faj i imi”, u shpreh ish-trajneri i Barcelonës.