Guardiola: Vetëm të gjithë trofet mjaftojnë

Pep Guardiola e ka pranuar se Bayern Munich këtë sezon duhet të fitoj Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Objektiv i Bayern Munichut për këtë sezon është triumfi në Ligën e Kampionëve, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. Kështu thotë trajneri i gjigantit bavarez, Pep Guardiola.

“Unë e di në cilin klub unë jam duke punuar. Unë jam i vetëdijshëm për pritjet në një klub si Bayern”, Guardiola u citua të thoshte nga Bild.

“Unë e di se titullin në Bundesliga nuk do të jetë i mjaftueshme. Unë gjithashtu e di edhe Kupa e Gjermanis nuk do të jetë e mjaftueshme. Për shkak se ky është Bayern Munich. Vetëm tripleta do jetë e mjaftueshme.”, ka deklaruar Guariola.

Bayerni e kishte fituar tripleten në sezonin 2012-2013 nën drejtimin e strategut gjerman Jupp Heynckes.