Guardiola tregon se si mund ta fitoj Ligën e Kampionëve

Në prononcimin për GDS, Pep Guardiola u ndal edhe tek Erling Haaland. Bomberi norvegjez humbi një penallti ndaj Bayern Munchen, por më pas shënoi golin e Manchester City në barazimin 1-1 në Bavari.

Kampionët e Anglisë kaluan në gjysmëfinalet e Champions League falë triumfit 3-0 në “Etihad”. Tani do të sfidojnë Realin e Madridit për një biletë në finalen e madhe, njësoj si edicionin e kaluar.

Erling është gjithmonë i gatshëm kur kemi nevojë për të. Po flasim për një djalë të ri që e ka të ardhmen përpara. Ai do të mësojë shumë me kalimin e kohës, por di të them që është një makineri e jashtëzakonshme”.

“Një makineri e pabesueshme golash! I pëlqen shumë të ndjejë presion. Erling ka treguar personalitet. Penalltia e humbur ndaj Bayernit? Ai donte shumë ta gjuante atë penallti”.

“Do të mësojë shumë në të ardhmen, pas këtij gabimi do të jetë më shumë i sigurt me kalimin e kohës. Lojtarët e mi e ndjejnë shumë eksperiencën që kemi fituar në Champions”.

“Duam të mbyllim mirë këtë kompeticion. Ama, të gjithë e kemi të qartë që për të fituar trofeun duhet të mposhtim Realin e Madridit. Më parë duhej fituar ndaj Barcelonës, tani duhet të mposhtim Realin për të mbërritur te trofeu”, deklaroi trajneri spanjoll.

“Ishte shuplakë ndaj Muller”, ish-mesfushori: Tuchel do e largojë nga Bayerni

Rikthimi i fuqishëm i futbollit italian në Evropë, sa shumë skuadra vitin e ardhshëm mund të luajnë në Champions