Pep Guardiola bën histori në Premierligën angleze.
Tekniku spanjoll, ka arritur fitoren e 100-të në ligë, përcjellë Gazeta Olle.
Kjo e bën Guardiolën si trajneri që e arrin këtë shiftë më së shpejti, pra vetëm pas 134 ndeshjes.
Guardiola e ka thyer rekordin të cilin e mbante, Jose Mourinho me Chelsean, që kishte arritur 100 fitore në 142 ndeshje.
Me Cityn, ish trajneri i Barcelonës dhe Bayernit, ka arritur që të fitojë dy tituj të kampionit në elitën e futbollit anglez dhe atë në dy vjetët e fundit.
Përveç Premier Leagues, Guardiola ka fituar gjithçka në futbollin anglez me Manchester City, por nuk ka arritur ende ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe skuadrën angleze./Gazeta Olle