Guardiola: “Të jesh trajneri më i mirë në botë, është budallaki”

 Pep Guardiola ka analizuar edhe një herë humbjen 3:0 nga Barcelona.

Ai foli edhe për takimin e kthimit që luhet të martën. “Ne kemi një rezultat 3:0 për ata, por do të bëjmë gjithçka. Në 13 minuta ne pësuam 3 gola. Këta lojtarë duhet të tregojnë të gjitha që kanë. Ne jemi Bayerni. Gjithmonë duam të fitojmë ndeshjet”, tha trajneri i Bayernit në konferencën për shtyp.

Ai dha një deklaratë interesante për reputacionin që ka si trajner. “Kjo është budallaki. Unë jam i lumtur këtu, dhe dua të kontribuojë për Bayernin. Epitetin që ma dha Barcelona si trajneri më i mirë do të ishte i mjaftueshëm për të tjerët, jo për mua. E kam thënë 200 herë se kam kontratë edhe një vit dhe dua të vazhdojë të punoj këtu”, shtoi ai.

Sa i pëket të ardhmes, Guardiola shtoi: “Unë jam i lumtur këtu dhe kam marrëdhënie të mira me lojtarët. Kam fituar gjithçka. Ishte ëndërr të vija në Bayern. Që prej se kam ardhur kam dhënë më të mirën time”. (Gazeta Olle)