Guardiola rrëmben Neuer nga Bayern Munchen?

Pep Guardiola tremb Bayernin. Sipas mediave angleze trajneri spanjoll po mendon seriozisht të transferojë te Manchester City sezonin e ardhshëm, portierin Manuel Neuer.

Gardiani i kombëtares gjermane është pikërisht ëndrra e Guardiolës për merkaton e verës dhe tekniku katalanas ka nisur që tani nga puna për të bindur 29-vjecarin të lërë Bayernin për të kaluar në “Etihad Stadium”. Pep Guardiola ka firmosur një kontratë tre vjecare me Citiziens duke filluar që nga sezoni i ardhshëm dhe për ta shndërruar Manchester City-in një nga klubet më të mëdha të Botës, 45-vjecari po mendon ti shkëpusë skuadrës së tij aktuale disa nga lojtarët e saj më të mirë.

Pas Alabës, Guardiola interesohet edhe për Manuel Neuer, pasi nuk beson te Joe Hart i cili me shumë gjasa do të largohet nga City në verë. Lajmi i bujshëm është publikuar nga e përditshmja britanike Mirror Sport, e cila në shkrimin e saj nënvizon se Citziens janë gati ta mbulojnë me ar portierin 29-vjecar në mënyrë që Neuer të pranojë ofertën e tyre. Nëse transferohet në ishull, gardiani gjerman do të përfitojë një pagë faraonike prej 20 milionë Eurosh në sezon, rreth 300 mijë Paund në javë.

Me Bayernin Neuer ka një kontratë deri në vitin 2019 dhe dëshira e tij është ta zgjasë edhe më tej atë, por 29-vjecari për të firmosur një marrëveshje të re kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës pra një shifër të përafërt me 300 mijë Paund në Javë.

Te Bayerni nuk mund tia lejojnë vetes dicka të tillë pasi kanë një tavan pagash që nuk i kalon 12 milionë Eurot në sezon, dhe kjo është nga arsyet që mund ta cojë Neuer-in drejt Manchester City-it. Sidoqoftë është e vështirë ta mendosh që portieri 29-vjecar pavarsisht asaj që raporton Mirror Sport, mund të lërë një klub legjendar si Bayerni për tu transferuar në Angli te City, kështu që gjithcka mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë me të vërtetë.