Guardiola: Pas kësaj paraqitje spektakolare, nuk më intereson shumë rezultati

Manchester City bëri një 90-minutësh mjaft të mirë ndaj Real Madrid dhe triumfoi me rezultatin 4-3 në gjysmsfinalen e parë, por la gjithçka të hapur sa i përket finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Pep Guardiola deklaroi se ka pak për të komentuar në lidhje me paraqitjen e të tijve dhe pranoi se ky rezultat është mjaft i mirë, duke llogaritur kundërshtarin që kishin përballë.

“Djemtë bënë një paraqitje fantastike dhe gjëja që vlen më pak tani, është rezultati. Do thoja të njëjtën gjë edhe po të kishim fituar 8-0, pasi një trajner merr në konsideratë shumë elementë të lojës, jo thjesht rezultatin. Ndaj Realit nuk është asnjëherë çudi të pësosh tre gola, pasi dihen vlerat e tyre në sulm, por edhe reparte të tjera. Në Madrid do të shkojmë të bëjmë lojën tonë, për të fituar dhe kaluar në finale, ndonëse Reali do të ketë në krah edhe tifozët”, deklaroi Guardiola.

Xhiro e 31-të në BKT Superligë fillon sot me tri super ndeshje që janë në program

Ancelotti: Do të tentojmë përmbysjen në Madrid