Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola beson se ish skuadra e tij, Barcelona, do të triumfojë në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Juventusit.
Pep Guardiola i beson Barcelonës.
Trajneri i Bayern Munichut thotë se gjiganti katalan e meriton ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve në finalen kundër Juventusit në Berlin më 6 qershor.
“Duhet ta urojmë Barcelonën”, deklaroi Guardiola, skuadra e së cilit u eliminua nga Barcelona në gjysmëfinale të garës.
“Ata fituan me meritë. Shpresoj ta fitojnë edhe trofeun, e meritojnë”, u shpreh ai.