Guardiola në hall me lëndime

Pep Guardiola e ka pranuar se ai nuk do të jetë në gjendje për të zëvendësuar cilësitë individuale të Franck Ribery dhe Arjen Robben në ndeshje kundër Werder Bremen të shtunën.

Robben dhe Ribery kanë nga një lëndim të marrë në ndeshje me Shakhtarin, ndërsa trajneri Guardiola tregon se sa e vështirë do të jetë që t’i zëvendësoj.

“Ne kemi humbur cilësi me këto lëndime”, tha trajneri i Bayernit në konferencën për shtyp të së premtes. “Ne do të përpiqemi që të luajmë kundër këtyre statistikatave”,

Robben ka qenë yll te Bayern këtë sezon me 17 gola në 21 ndeshje, ndërsa Ribery ka vuajtur shumë nga lëndime duke bërë vetën nëntë paraqitje me Bayernin në kampionat.

Me Werderin do të mungojë edhe Xabi Alonso ndërsa atyre u bashkohet edhe Thiago Alcantara dhe Javi Martinez që janë të lënduar që moti.