Guardiola: Mos prisni nga unë tre trofe çdo vit

Pep Guardiola vjen me një deklaratë të papritur.

Ai thotë se është jo reale që njerëzit të presin nga ai të fitojë të tre titujt e mundshëm me Bayern Munichun.

“Nëse Bayerni ësthë duke kërkuar një trajner që i fiton të tre trofetë çdo vit, unë nuk jam ai që kërkojnë”, u tha ai gazetarëve në konferencën e së premtes.

“Nuk jam aq i mirë për këtë. Kam mësuar shumë që njerëzit flasin, kritikat ndaj meje i marrë me qetësi. Ata duhet të kenë më shumë respekt për kampionët gjerman. Liga e Kampionmëve është trofeu më i madh në futboll, por për ne, të fitosh Bundesligën është gjëja më e rëndësishme që e kemi bërë”, shtoi ai.