Guardiola, marrëveshje me Cityn

Me shumë gjasë ky do të jetë edicioni i fundit i Pep Guardiolës si trajner i skuadrës së Bayernit të Munichut, pasi që sipas informacioneve të fundit trajneri katalunas ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn.

Kështu bën të ditur “beIN Sports” nga Arabia, e cila është shtëpia e dytë e Cityt, që ka shkruar se Guardiola i ka kthyer përgjigje pozitive klubit anglez, duke i thënë kështu “po” aventurës së parë të tij si trajner në Premierligë, shkruan Gazetaolle.com.

Ndryshe, nëse Bayerni nuk e bën  mrekullinë e dekadës për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, ky edicion mund të konsiderohet si i dështuar, pasi që primare për bavarezët ka qenë trofeu me ‘veshë të mëdhenj’.