Guardiola konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës: Do të jetë jashtë fushave për një muaj

Kevin de Bruyne ishte lënduar në ndeshjen e fundit të Manchester City dhe tani është konfirmuar se ai do të mungoi për katër deri gjashtë javë.

Pep Guardiola ka konfirmuar se ai do të jetë pa mesfushorin kryesor, De Bruyne, për muajin e ardhshëm si rezultat i lëndimit që ai pësoi në ndeshjen ndaj Aston Villa.

Citizens arritën që ta fitonin ndeshjen e fundit në Premierligë, 2-0, ndaj Aston Villas pas golave të Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan.

Për momentin, City janë të pozicionuar në vendin e dytë, me 38 pikë dhe gjithashtu një ndeshje më pak sesa lider Manchester United (40 pikë).

Lëndimi i belgut do të jetë një handikep i madh për Guardiolan, pasi është udhëheqësi kryesor i mesfushës.