Guardiola insiston për këtë lojtar, rivalizon edhe Barcelonën

Mbrojtësi i Villarreal, Pau Torres, ka dalë si një objektiv transferimi për Manchester Cityn.

Sipas Superdeporte, Pep Guardiola dëshiron të sjellë te Manchester City një tjetër mbrojtës nga La Liga, përcjell lajmi.net.

Tekniku spanjoll ka kërkuar që transferimi i 22 vjeçarit të bëhet në afatin kalimtar të janarit, për të siguruar një zëvendësues të të lënduarit Aymeric Laporte.

Torres po monitorohet edhe nga Barcelona, ndërsa kontratë me Villarreal ka deri në vitin 2024.

22 vjeçari Torres, është lojtar që ka dalë nga akademia e Villarreal, teksa ka zhvilluar edhe një ndeshje për Kombëtaren e Spanjës.