Guardiola i fut në ‘luftë’ skuadrat rivale

Pep Guardiola është tunduar shumë së fundmi nga një lëvizje në drejtim të Anglisë. ‘Sheikët’ e Manchester Cityt janë treguar të gatshëm t’i plotësojnë çdo kërkesë spanjollit, por tashmë në ‘luftë’ për të është futur edhe skuadra tjetër e këtij qyteti Manchesrer United.

Guardiola që pritet të largohet nga Bayern Munich mund të pauzojë një vit, përderisa Louis Van Gaalit i kalon kontrata me ‘djajtë e kuq’ për të marrë drejtimin e Manchester United.

‘Lufta’ në mes dy skuadrave nga Manchesteri ka filluar, ndërsa pritet të shihet se kë do ta zgjedh Guardiola.