Guardiola e përcjellë Xhakën

Mesfushori kosovar thuhet se do të përcillet me interes nga Pep Guardiola në sfidën e të dielës. Granit Xhaka do të ketë ndoshta njëren nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë në sfidën me Bayernin.

Dje në mediat gjermane thuhej se Bayerni po e monitoron Xhakën, ndërsa mediat zvicëriane shkruajnë se Xhaka pikërisht në këtë sfidë mund të bindë Guardiolën me cilësitë e tij.

Çmimi i blerjes së Xhakës llogaritet afër 30 milion euro, shifër të cilën Bayerni nuk e ka problem ta paguaj.