Guardiola apo Enrique më i mirë? Përgjigjet Pique

Gerrard Pique ka bërë krahasimin mes trajnerit të tanishëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Pep Guardiolës, i cili e drejtoi skuadrën katalunase për katër vjet.

Sipas tij, të dy kanë gjëra të ngjashme, por edhe të ndryshme.

“Në fillim ishte e vështirë për të kuptuar Enriquen, por me kalimin e kohës ne e kuptonim më mirë se si ai kërkonte të luanim. Enrique është më ndryshe nga Guardiola, por marrëdhënia e tij me lojtarët është e njëjtë si ajo me Guardiolën”, deklaroi mbrojtësi i Barcelonës.

I pyetur nëse do të dëshironte të luante në Real Madrid, ai tha: “Kurrë nuk duhet thënë kurrë, por mendoj se jam i qetë për të thënë se kurrë nuk do të luajë për Realin. Barcelona për mua është gjithçka”, shtoi Pique, raporton Marca.

Nëse ai do të ishte nga Madridi, idhulli i tij do të ishte Iker Casillas.  (Gazeta Olle)