Grumbullohet Kombëtarja e Kosovës U19 në hendboll në prag të Evropianit

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është grumbulluar në prag të Evropianit të Divizionit B.

Nën udhëheqjen e trajnerit Taib Kabashi, hendbollistët e rinj po zhvillojnë stërvitjen e parë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Te djemtë ka vullnet për të dhënë më të mirën në stërvitje dhe për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjet e Evropianit.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Trajneri ka vendosur që në listën e gjerë të përfshijë 23 lojtarë. Prej tyre 14 udhëtojnë në Evropian.

Në listë janë edhe disa lojtarë që bëjnë karrierë jashtë vendit. Sa i takon Shaban Zogajt, ai është në procedurë të kompletimit të dokumentacionit.

Kosova U19 merr pjesë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Letoni prej 16 deri më 22 gusht.

Kosova është në grupin A së bashku me Holandën, Turqinë e Malin e Zi. Në grupin tjetër janë Rumania, Luksemburgu e Letonia. Kosova ndeshjen e parë e luan më 16 gusht ndaj Turqisë. Më 17 gusht luajmë ndaj Holandës, ndërsa më 19 gusht ndaj Malit të Zi. Më pas janë ndeshjet për plasman.

/Gazeta Olle/

Prishtina përforcohet me basketbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë

Ekskluzive: Drita bën goditjen e madhe, transferon Rron Brojën