Gruaja e Di Maria-s publikon mesazhet, ja çfarë i tha sulmuesi para finales së madhe

Jorgelina Cardoso, bashkëshortja e Angel Di Maria-s, ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku mund të lexohen disa mesazhe që ka shkëmbyer me lojtarin e Juventusit në prag të finales së Botërorit të Argjentinës me Francën, në Doha, të dielën e kaluar.

Plot besim, anësori përfundoi duke ‘menduar’ fitimin e titullit nga argjentinasit dhe golin që garantoi se do të shënonte kundër francezëve, gjë që përfundimisht do të ndodhte, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne do të jemi kampionë bote. Është shkruar dhe unë do të shënoj një gol. Është shkruar si në Maracanã dhe në Wembley”, thuhet në mesazhin e Di María-s, duke iu referuar ndeshjeve me Brazilin dhe Italinë, në finalen e Copa America dhe në Superkupën e famshme.

Mbappe këshillohet nga ish-sulmuesi i njohur: Ik nga Parisi, këto janë dy klubet ku duhet të shkosh

Pas largimit nga Prishtina, Marclei Santos transferohet te skuadra tjetër e Superligës