Griezmann tek Barca? Ja çfarë thotë zëvendës presidenti sportiv

Ditëve të fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm të Antoine Griezmann tek Barcelona.

Këto zëra nuk i ka hedhur poshtë as zëvendës drejtori sportiv i Barcelonës, Jordi Mestre.

Ai ka bërët ë ditur për ‘Catalunya Radio’ se nuk do të bëjnë ndonjë ‘barbarizëm’ për ndonjë lojtar që nuk mund ta kenë.

“Griezmann? Do të shohim se çfarë do të thonë teknikët tanë” ka thënë Mestre.

Griezmann ishte kërkuar me ngulm nga Barca gjatë verës së kaluar, por lojtari kishte vendosur të nënshkruante kontratë të re me skuadrën e Atletico Madrid.