Grezda i gëzuar me formën e Dakut: Bravo, djali im i dashur

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda ka dërguar mesazh për sulmuesin e Kosovës, Mirlind Daku.

 

Daku ka shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme, ku hyri si inkuadrues duke shënuar dy herë për t’i sjellë fitoren Osijekut.

Kësaj i është gëzuar edhe ish bashkëlojtari, Eros Grezda dhe këtë e bëri të ditur përmes një story në rrjetin social, Facebook.

Grezda publikoi golin e Dakut me kokë dhe shkroi: Bravo, djali im i dashur.

Ndërkohë, dyshja kanë ndërtuar miqësi të mirë për disa muaj sa ishin bashkë te klubi kroat.

 

Mourinho flet pasi pësoi humbjen e parë në Serie A

Tërnoci rikthehet te fitoret, demolon skuadrën serbe me rezultat të thellë