Grezda i bën gol Oriola Marashit

U përfol se ishin ndarë, por Eros Grezda dhe Oriola Marashi kanë hedhur poshtë këto fjalë.

Futbollisti dhe bukuroshja shpesh kohët e fundit kanë lënë komente shumë të ëmbla në fotot e njëri tjetrit në rrjetet sociale.

Por së fundmi çifti ka qenë më pranë se kurrë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet Grezda dhe Oriola, që luajnë futboll në oborr dhe futbollisti shqiptar i bën gol bukuroshes.

Oriola Marashi ishte e veshur me rroba banje ku tregon format e saj dhe duket se po i shijon në maksimum momentet që po kalon me Grezdën.